Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me krerët më të lartë të shtetit fqinj. Xhaçka u takua me kryeministrin Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferri dhe homologen Shekerinska.
Por ajo që ra në sy ishte se ministrja e Mbrojtjes u prit nga kreu i qeverisë maqedonase me flamur të prodhuar në Kinë, i cili i ka simbolet tona të deformuara.
Ndonëse ky problem ka vite tashmë që ekziston, ende në mjaft pritje delegacionesh në vend të flamurit tonë origjinal, përdoren flamuj me shqiponjë të deformuar.
Po sot ka lajmëruar një vizitë në Maqedoni edhe zv/ Ministri i Jashtëm,. Gent Cakaj.
vizita e zonjës Xhaçka në Maqedoninë e Veriut, është e para e një ministri Mbrojtjeje që pas firmosjes së Protokollit të anëtarësimit të vendit me NATO-n.