Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla inspektuan punimet që po kryhen në Qendrën Kulturore të Bashkisë dhe në unazën e Qytetit të Vjetër.
Bëhet me dije gjatë qëndrimit të saj në Bulqizë, ministrja Xhaçka u njoh nga afër me planin e rikonstruksionit tërësor të kësaj qendre, e cila së shpejti, përmes kurseve të ndryshme, aktiviteteve kulturore-artistike dhe argëtimit të fëmijëve, ajo do të shërbejë për të pasuruar jetën sociale të qytetit.
Kryebashkiaku Alla u shpreh se projekti përfundimtar do t’u mundësojë qytetarëve të Bulqizës një qendër me kushte bashkëkohore. Projekti po zbatohet nga Bashkia Bulqizë, i mbështetur financiarisht nga Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare nëpërmjet programit IADSA ll.
Nga ana tjetër tjetër, Xhaçka vlerësoi si shumë të rëndësishme edhe punimet që po kryhen në unazën e qytetit të vjetër.