Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ka paraqitur disa rekomandime për menaxhimin e organeve kolegjiale gjatë diskutimevekëtë të martë në Komisionin e Ligjeve. Ai thotë se duhet të përmirësohet menaxhimi i gjykatave në vend, kurse KLP-ja për të duhet që të ushtrojë kontrolle.
“KLP është akoma problematike. Ka ardhur momenti për të thënë Stop, duhen mbyllur këto akte. Ndoshta duhet të rekomandimin një bashkërendim të të gjitha institucioneve që janë përfitues të kësaj teknologjie.
Mendoj që ka ardhur momenti që të vëmë theksin për një menaxhim më të mirë të gjykatave për emërimin e kryetarëve, kancelarëve dhe duke shtuar këtu trajnimin e tyre dhe ushtrimin e kontrolleve.
Sot nuk kemi një raportim të këshillit që të shohin ata si funksionon. E kanë ata përgjegjësinë. Këshilli duhet të shkojë atje të shohë si menaxhohen shërbimet në gjykatë. Ka ardhur momenti që të ngrihen pritshmëritë ndaj këshillit”, tha Xhafaj.