Fatmir Xhafaj është socialisti që ka dalë kundër ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Gjatë diskutimeve në komisionin e Ligjeve.
Ai tha se rregullorja është ndryshuar tetë herë në këto vite, dhe se kjo ka zbehur rolin e deputetit.
Rregullorja tha ai, duhet të fokusohet tek roli i deputetit në procesin ligjbërës. Ndërkaq, demokrati Enkelejd Alibeaj kërkoi që të mos përdorej forca e kartonit nga maxhoranca. Ai akuzoi maxhorancës se kërkon të bëjë ndryshime në rregullore por që më pas nuk i respekton.