Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhafaj sjell në Kuvend shembujt nga jashtë, kritika prokurorëve: Arrestet me burg në Shqipëri janë të larta

16:09 / October 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhafaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit solli tre shembuj të arrestimeve të politikanëve të njohur të huaj, për të treguar se së pari ligji është mbi të gjithë, dhe po ashtu për të treguar se hetimet ndaj tyre janë bërë me profesionalizëm dhe humanizëm. Ai u ndal te arrestimi i ish-presidentit dhe ish-kryeministrit francez, Nicolas Sarkozy dhe François Fillon. Nga ana tjetër po ashtu u ndal edhe te hetimi ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

”Gjatë muajve të fundit bota politike dhe sistemi i drejtësisë është përballur me disa shembuj që na ofrojnë leksione.Sarkozy u hetua në gjendje të lirë për 5 vite, ish-kryeministri francez po ashtu u dënua për punësime fiktive në parlament, Netanyahu përballet prej vitesh në gjendje të lirë për akuza për korrupsion, ajo që i bashkon të tre këto shembuj është mesazhi se ‘askush nuk është mbi ligjin dhe rëndësia e pavarësisë është absolute”.

Nga ana tjetër janë dëshmi integriteti, profesionalizmi dhe humanizmi në gjykimin penal. Reforma në drejtësi ka ndryshuar filozofinë e drejtësisë penale, nga një sistem i centralizuar dhe hierarkik, në një model modern të pavarësisë së brendshme dhe të jashtme të prokurorit në përputhje me standarde më të mira. Krijimi i SPAK dhe GJKKO ka qenë hap vendimtar duke ndryshuar kulturën e pandëshkueshmërisë dhe barazisë para ligjit”, u shpreh deputeti i PS-së.

Po ashtu Xhafaj tha se Shqipëria rezulton se numrin më të lartë të masave ”arrest me burg” në krahasim me vendet e BE dhe të rajonit. ”Ne kemi 94.6 persona për 100 000 banorë me masën arrest me burg, Shqipëria ka një nga raportet më të larta të paraburgosurve në Europë mbi 50 %. Kohëzgjatja e paraburgimit në Shqipëri është shumë e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit dhe BE. Mesatarja në Shqipëri është 253 ditë 8.4 muaj në paraburgimin e përgjithshëm. Situata që kemi tejkalon standardin ndërkombëtar dhe tregon nevojën urgjente për monitorim dhe vlerësim të rregullt të nevojës propocionalitetin të masave”.

Arrestet me burg fatmir xhafaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.