Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD dhe zgjedhjet vendore të 6 marsit.
Ai tha në një intervistë në “ABC News” se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit tregoi se PD ka nevojë për një zgjidhje përtej Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Sipas tij kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Berisha nuk janë më zgjidhje për ringritjen e partisë, duke theksuar se edhe po të bashkohen këta të dy, nuk e mundin dot kryeministrin Edi Rama.
“Berisha nuk është zgjidhje, ai është kriza. Tani kemi evidencë të provuar që nuk është zgjidhje. Në 6 Mars ai erdhi në Bashkinë e Durrësit dhe nuk i kaloi 29%, po kjo evidencë u provua dhe për Bashën, i cili tregoi se alternativa e tij nuk e pëlqen atë. 6 Marsi tregoi se të djathtës shqiptare i duhet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës. 6 Marsi tregoi se si Basha dhe Berisha edhe po të bashkohen nuk e mundin dot Edi Ramën”, tha Xhaferaj.