Me Sali Berishën nën arrest shtëpie, opozita tashmë ka një fokus të aksionit të saj opozitar, që nuk ka zgjedhje parlamentare me Edi Ramën. Kjo është një deklaratë dhe një retorikë e përdorur nga opozita prej kohësh, por sipas kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, këtë vit “kjo do jetë lufta e PD””.
“Do luftojmë që zgjedhjet e 2025 të mos jenë me Edi Ramën kryeministër, të mos jetë në asnjë mënyrë menaxher i këtyre zgjedhjeve. Nisi si një ide e kërkuar nga baza që duan të solidarizohen çdo ditë dhe të japin mesazhe politike në atë rrugicë rezistente, ndërkohë Berisha tregoi se sado ta izolosh, jeta e tij politike do të vazhdojë”, tha Xhaferri.
Një koment e ka pasur edhe për Bashën, sipas së cilit është pjesë e regjimit të Edi Ramës, siç ai e quan qeverinë socialiste. “Bashën nuk e shoh aspak në këtë jetë politike, është pjesë e mozaikut të pushtetit dhe regjimit të Ramës. Këtë duhet të luftojmë, regjimin e Ramës”, deklaroi Xhaferri.