Një xhaketë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 u shit në ankand për shifrën rekord të 306 mijë dollarëve.
Xhaketa bardhezi u vesh nga legjenda e muzikës pop në një reklamë televizive dhe pritej të shitej deri në 410 mijë dollarë.
Ajo ishte mes 200 objekteve të tjera të historisë së muzikës që dolën në ankand në Londër, ku u prezantuan dhe një xhaketë e George Michael dhe pjesë nga flokët e Amy Winehouse.