Marrëdhënia e Georgina Rodriguez, partneres së Cristiano Ronaldo, me familjarët e saj, nuk duket aq e fortë. Pas deklaratave të bëra nga motra e saj, e cila tregoi se si modelja nuk e ka ndihmuar në momentet e saj të vështira, ka folur edhe xhaxhai, Jesus Hernandez. Ky i fundit rrëfeu se ishte ai që e rriti, pasi babai i saj u dënua për trafik droge.
“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon.”
Xhaxhai i saj shton: I kam shkruar Cristiano Ronaldos në “Facebook” që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë më kontakto dhe do të tregoj.