Më 27 korrik 2017 kurorëzuan martesën e tyre ndërsa pak ditë më parë festuan edhe 12-vjetorin e lidhjes. Flasim për Turjan Hyskën dhe Orinda Hutën. E ftuar në “BE Caffee” Orinda jep dhe disa detaje rreth marrëdhënies me bashkëshortin, Turjanin.
Kush është më xheloz?
“Unë jam më xheloze se Turjani, ose unë e shfaq më shumë se ai” u shpreh Orinda, ama kur vjen puna tek fjala ‘të dua’ duket se është Turi ai që e thotë më shpesh në lidhjen e tyre.
“Turjani thotë më shpesh të dua, por dhe unë e dua pafund”, ka vijuar më tej moderatorja.