Moderatorja Xhemi Shehu, ndonëse futet te ata personazhe publike që janë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria e saj. Mirëpo, kur bëhet fjalë për bashkëshortin, ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe hermetike.
Një nga ndjekësit e ka pyetur së fundmi pikërisht për faktin se përse nuk flet për partnerin. Në përgjigjen e saj, Xhemi shpjegoi se është zgjedhja e tij të mos ketë rrjete sociale prandaj nuk flet në Instagram për të. Gjithsesi ajo nuk i kurseu vlerësimet për të, duke e quajtur një njeri, baba dhe bashkëshort të mrekullueshëm.
