Moderatorja e Top Channel Xhemi shehu është gjithmonë aktive në rrjetet sociale dhe bëhet shpeshherë pjesë e mediave rozë.
Mirëpo krahas jetës publike ajo është munduar gjithmonë ta mbajë larg mediave atë private.
Ditën e sotme, si rrallëherë më parë, moderatorja ka publikuar një foto me djalin e saj të madh Martinin.
Siç shihet nga fotoja, Xhemi dhe Martini janë nisur për plazh, për të shijuar disa momente relaksi.
Ajo që bie në sy është se djali i moderatores është rritur shumë dhe ka tiparet e mamasë së tij, ndërkohë kujtojmë se Xhemi ka edhe një djalë tjetër të quajtur Gabriel.