E shpallur finalistja e dyta në garën e ”Big Brother Kosova Vip 3”, Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë. U tha se ajo do të jetë në ”Big Brother Albania Vip 4” për t’iu bashkangjitur Gjestit. Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë. “Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi. Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2025/01/Screenshot_2-57.png)