Xheneta Fetahu ka reaguar për spekulimet rreth vizitës së saj të bujshme në ”Big Brother Albania Vip 4”. Kjo duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë. Ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar realitetin e dinamikave mes banorëve.
Deklarata e plotë
Për të gjithë ata që po spekulojnë mbi minutat e mi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dua ta sqaroj qëllimin e vërtetë përse pranova të bëhem pjesë e sfidës së mosreagimit.
Unë nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim. Thjesht, për të dëshmuar se njerëzit si ai nuk kanë guxim për t’i thënë gjërat në sy, por i japin prapa shpinës disa versione.
Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij. Do ta kuptoni shumë shpejt.