Kënga ‘Sekreti im’ e kënduar nga Xhensila Myrtezai dhe Pirro Çako u kthye në një hit, që dëgjohet edhe pas një viti.
Mirëpo duket se suksesi do të përsëritet, sepse pak më parë Xhensila ka publikuar videoklipin e saj më të ri ‘Paris’.
Që nga tituli kuptohet se të gjitha rrugët të çojnë në kryeqytetin e Francës dhe bukuria e këngëtares ka ‘ndezur’ kullën Eiffel .
Edhe këtë herë për tekstin dhe muzikën është kujdesur Pirro, ndërsa për klipin regjisori Eduart Grishaj.
Paris, tango, hëna dhe nata, këto janë vetëm pak nga kënga ‘Paris’…