Xhensila Pere e ftuar në emisionin e pasdites në “Ftesë në 5”, në Top Channel ndër të tjera ka treguar dhe për eksperiencën e saj më sëmundjen e mamit.
“Do tregoj diçka shumë personale. Para disa viteve kam kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën time dhe kisha vënë re që vetëm po qaja. Një muaj vazhdova në këtë lloj situate. Në një moment isha duke qarë para pasqyrës dhe i thashë vetes: Kjo do të vazhdosh të jesh? Fshiva lotët, buzëqesha para pasqyrës dhe e kalova kështu situatën time të vështirë. Ishte një periudhë shumë e vështirë me mamin tim e cila ishte diagnostikuar me kancer. Ishte e papërballueshme nga ana ime sepse isha dhe pak e vogël. Ndryshimi më ndodhi para pasqyrës. Mora forcë dhe thashë që edhe mami nuk do që të më shohë ashtu. Unë u bëra forca e mamit. Madje kirurgu kur më takon më thotë: Ti je shpëtimtarja e mamit”, tregoi Xhensila e përlotur.