Një histori e vertetë dashurie, por njëkohësisht e pazakontë!
Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur humbi kujtesën dhe u dashurua për herë të dytë me të njëjtin person që ishte në një lidhje më parë! Edhe amnezia nuk mundi t’i ndante!
19-vjeçarja Xhesika Sharman ( Jessica Sharman) vuajti nga një krize të rëndë epilepsie që çoi në humbjen e kujtesës së saj. Kështu që ajo duhej të njihte njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj nga fillimi.
Ishte viti 2010, kur Xhesika u diagnostikua me epilepsi të lobit frontal. Ndërsa kohët e fundit, ajo vuajti nga një krizë epilepsie ndërsa shkoi të punonte me të dashurin e saj, Richard Bishop. Richard, 25-vjeç, mori masa menjëherë dhe ndihmoi të dashurën e tij megjithatë, vajza vazhdoi të vuante nga humbja e kujtesës.
Ishte një moment i vështirë, jo vetëm për Xhesikën, por edhe për prindërit e saj, Lisa dhe Gary Sharman. Por gjëja më e vështirë ishte bindja e saj për marrëdhënien me Richard.
“Për mua ishte një i huaj,” tha ajo. “Ata më lanë vetëm me të dhe unë nuk më pëlqeu. Ai ishte një i huaj për mua. Richard më çoi në parkun tonë të preferuar, por as që doja të ecja pranë tij. Kur ai më mbajti dorën, e tërhoqa. Ai ishte shkatërruar, por ishte i sigurt që mund të rikthenin atë që kishim. Duke parë se sa i apasionuar ishte ai, më bindi se ishte i interesuar për mua, kështu që unë pranova ta takoja, por nuk bëra premtime “.
Edhe pse Xhesika ka rifituar përsëri jetën e saj, ajo ka frikë se gjendja e saj mund të përkeqësohet serish.
Xhesika me familja