53 ushtarë dhe një civil humbën jetën si pasojë e një sulmi të militantëve islamikë në një pikë kontrolli të ushtrisë në veri të Malit. Forcat e qeverisë e konsiderojnë këtë sulm, si një ndër më vdekjeprurësit ndaj ushtrisë në shtetin afrikano-perëndimor.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, një grup militantësh sulmuan në fillim me raketa dhe më pas me armë të rënda bazën ushtarake, përpara se të tërhiqeshin drejt Nigerisë.
Ai shton se bilanci i viktimave është ende provizor pasi shumë të plagosur të tjerë në këtë ngjarje janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky sulm i militantëve xhihadistë tregon edhe njëherë se sa të armatosur dhe të sofistikuar janë këto grupe në rajon.