Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se synimi kryesor është fitorja në zgjedhjet e 11 majit. Xhixho u shpreh se presidenti i PL, Ilir Meta ka vendosur të jetë në listën e hapur. Për të Meta pritet të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës.
”Ne vijmë nga 110 mijë vota, që janë 12 mandate. Qëllimi kryesor i PL është fitorja më 11 maj. Meta vendosi vetë që të jetë në listë të hapur. Meta tha dhe vetë se sakrificat ekstreme do të çojnë në fitore.
Meta do jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës në listë të hapur. Meta komunikimin më të shpeshtë e mban me Tedi Blushin. Meraku i madh i Metës ka qenë që opozita të vazhdojë denoncimet dhe të ketë fitore më 11 maj.
Qytetarët kanë 1000 arsye për të ndëshkuar këtë qeveri. Kjo për shkak të korrupsionit galopant dhe çmimet që janë më të lartat në rajon, krahasuar edhe me Italinë. Arsimi ka degraduar. Rilindja erdhi me premtimin për shëndetësi falas dhe jemi në gjendje të rëndë, u premtua uji i pijshëm 24 orë dhe nuk kemi ujë etj”.