Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Xhoana Nano në lot: Fatosi e donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi

12:26 / November 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 11 02 at 12 sd 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhoana Nano, në një fjalim pranë arkëmortit të bashkëshortit, Fatos Nano:

Sot është një nga ato ditë që nuk do të doja ta jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Këtu e çerek shekulli më parë, me intuitën e moshës së pafajshme, rashë në dashuri me Fatosin. Atëherë nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person, po më shumë se kaq, kisha rënë në dashuri me vizionin e një Shqipërie ndryshe, që përherë e më shumë lipsej të largohej nga tradita e hakmarrjeve, ligësive, prapambetjes. Të gjitha këto do t’i gjeja te Fatosi, gjë që nuk e pata menduar me kaq qartësi atëherë. Me kalimin e kohës, pata fatin të zbuloja vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë. E ndiej detyrë publike dhe morale, që disa cilësi të tijat, besoj i njohim të gjithë, por kur vjen një moment si ky ia vlen të përmblidhen. Shumë më tepër se ato që do të thuhen në histori e media. Fatosi ishte i vërtetë. Ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Bënte atë që besonte dhe besonte te ajo që bënte. Ishte neveritës nga banaliteti, servilizmi dhe paaftësisë.

Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtëpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.

Dua ti them edhe njëherë publikisht: Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë, si njeri, si njeriu ynë.

fatos nano fjala xhoana nano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.