Xhuli Nuri po vazhdon të ketë vëmendjen e mediave rozë edhe kur kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Bukuroshja që numëron mbi 180 mijë ndjekës në llogarinë e Instagramit, i mban të përditësuar fansat e saj me postime të ndryshme nga aktivitete dhe përditshmëria. Xhuli ka treguar se po shijon pushimet në një prej destinacioneve më luksoze në botë, Mykonos, Greqi. E njohur për fizikun e saj të tonifikuar dhe joshëse, Xhuli edhe këtë herë ka provokuar me poza në bikini.
Postime te ngjashme
Add A Comment