Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

(Foto) Yjet e Big Brother Vip Albania po ankohen për sfidën e rezistencës, por veç të shihnin ç’kanë hequr banorët e BB në botë

21:00 / February 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
big bota 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme vëllai i madh i vendosi banorët para një sfide, atë të rezistencës. Ata duhet të qëndrojnë për orë të tëra duke mbajtur shtypur një buton. Personi që qëndron më gjatë, fiton 2500 euro. Kanë kaluar disa orë tashmë që nga nisja e sfidës dhe pak konkurrentë kanë mbetur në lojë, megjithatë ankesat nuk kanë munguar. Por veç ta shihnin se ç’kanë hequr konkurrentët e Big Brother nëpër botë, kjo sfida e sotme do i dukej e thjeshtë.

Xing.al ju sjell më poshtë disa nga sfidat ekstreme nga Big Brother.

image 4

Në sezonin 18 të Big Brother në SHBA, banorët u vunë përballë sfidës me litarë. Ata duhej të përdornin të gjitha forcat e tyre për të qëndruar duke u lëkundur në litarë për aq kohë sa mund të duronin dhimbjen. Pas vetëm rreth dy orësh, Victor u shpall fitues.

image 5

Në sezonin 17, banorët u përballën me sfidën e murit. Ata duhet të qëndronin të kapur pas një muri. James rrëmbeu fitoren pasi nisi shiu dhe konkurrentët patën vështirësi të qëndronin në lagështi.

image 6

Të konkurrosh në akull nuk është shaka, veçanërisht kur fitorja nënkupton sigurinë tënde gjatë një jave tjetër në shtëpinë BB. Në sezonin 16, kjo sfidë e qëndrueshmërisë tre-orëshe bëri që shtatë banorët e fundit të shtëpisë të rrëshqisnin majtas e djathtas ndërsa lëviznin nga njëri skaj në tjetrin… pa pushim.

image 7

Një tjetër sfidë e vështirë ka qenë ë sezonin 15 të Big Brother, ku banorët duhet të mbanin ekuilibrin, ndërsa lëviznin me shpejtësi këmbët. Pas më shumë se një ore garimi, GinaMarie dhe McCrae, të dy u shpallën fitues.

image 8

Një betejë rezistence me 12 persona ka qenë sfida me të cilën u përballën banorët e Big Brother 14. Kjo sfidë është quajtur e pamëshirshme pasi konkurrentët duhet të mbaheshin fort në një anije përndryshe binin në ujë. Danielle ia doli deri në fund pasi u mbajt fort për katër orë dhe u bë vajza e parë që rrëmbeu fitoren.

image 9

Do duronit dot për 1 orë të rrotulloheshit dhe të të hidhnin bojra me ngjyra? Kjo është sfida me të cilën janë përballur banorët e Big Brother 12. Matt ishte djali që mori fitoren për këtë lojë.

image 10

Të qëndrosh me orë të tëra i kapur pas një muri të pjerrët, një sfidë që shkaktoi dhimbje serioze për banorët e shtëpisë së BB10.

image 11

Dha ja ku erdhëm tek sfida rezistencës që po përballen sot banorët e Big Brother Albania. Në Big Brother SHBA, sezoni 6 banorët duhet të qëndronin brenda një kutie xhami. Fitoren e mori Jennifer Vasques, e cila theu rekord duke qëndruar për 14 orë e 37 minuta… Ajo e çoi sfidën në orën 9 të mëngjesit të ditës pasardhëse.

bote sfiden yjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.