Ylli i “The Real Housewives of Solt Lake City” Jen Shah është dënuar me gjashtë vjet e gjysmë ose 78 muaj burg për mashtrim.
Shahu do të vuaj gjithashtu edhe 5 vjet lirim të mbikëqyrur. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se ka qenë një prej faktorëve kryesorë të një skeme të gjerë mashtrimi, që ka përfshirë edhe Kosovën, transmeton Deadline.
Gjatë dhënies së dënimit, Shah përmendi se menaxheri i saj ishte aty për të cilin gjyqtari Stein u shpreh i “shqetësuar” duke shtuar: “Nëse keni ndërmend të përfitoni nga kjo procedurë. Nuk duhet të ketë asnjë qëllim për të përfituar nga ky krim. Unë supozoj se qeveria do të marrë hapa për ta realizuar këtë. Asetet në Kosovë apo Qipro”.
Shah pranoi të paguante dëmshpërblim për të gjitha viktimat dhe tha se fitimet nga mallrat me etiketën “Free Jen Shah” që ajo po shiste “nëpërmjet një shitësi të palës së tretë” do t’u paguheshin viktimave të dëmtuara nga gabimet e saj”.
Shah, 49 vjeç, u deklarua fajtore në korrik në lidhje me një skemë telemarketing, në të cilën ajo dyshohet se mashtroi mijëra njerëz, duke synuar kryesisht të moshuarit. Dënimi i Jen fillimisht ishte menduar të bëhej më 18 nëntor 2022, por ai u zhvendos në 15 dhjetor 2022, për shkak të një “konflikti planifikimi nga ana e disa anëtarëve të ekipit qeveritar”.
Megjithatë, ylli i “RHOSLC” më pas ishte në gjendje të blinte edhe më shumë kohë duke e shtyrë dënimin deri pas pushimeve falë një kërkese të miratuar nga avokati i saj. Jen është planifikuar të dorëzohet në burg më 17 shkurt.