Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ylli Manjani: Dy pyetje të tjera që projekt Kodi i ri Penal nuk i zgjidh, madje i përkeqëson

17:07 / July 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
115f2591 7a60 4c2d ad6c 026be0ff6f9a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur qëndrimet që ai ka në debatin publik për draftin e Kodit të ri Penal. Ai ka trajtuar dy çështje, që sipas tij ky Kod i ri Penal nuk i zgjidh, por që i përkeqëson edhe më shumë. ”Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve”,-shkruan Manjani.

Shkrimi i plotë

1-Përgjegjësi penale për veprime të ligjshme.

A mund të ketë përgjegjësi penale për persona që kanë marrë vendime të ligjshme ose kanë përfituar nga vendimet e ligjshme? Pra, zyrtarët që kanë marrë vendime të cilat janë ende në fuqi,sepse legjitimieti i tyre nuk është vënë kurrë në diskutim, pse duhet të jenë në ndjekje penale? E njëjta llogjike vlen edhe për mbajtësit e lejeve, liçensave, kontratave publike etj, të cilat janë ende në fuqi dhe, prezumohen se kanë ardhur nga një proçes i ligjshëm ligjor.

Po e njëjta llogjikë vlen për marrëveshjet e kontratat private, kontratat e sponsorizimeve. Nëse nuk kanë shkelur ligjin, përse merren në përgjrgjësi penale për produktet e ligjshme? A është ende paligjshmëria kriteri numër një i ekzistencës së veprës penale apo jo?

2-Përgjegjësia penale kolektive e bisnesit.

Kemi futur në Kodin Penal një budallëk që dikush nga jashtë na e ka sugjeruar vite më parë. Përgjegjësinë penale të personave juridikë. Personat juridikë janë grupime njerëzish që rregjistrohen e funksionojnë sipas ligjeve të tregëtisë. Tani nga njëra anë pranojmë parimin e drejtësisë penale indibidualedhe nga ana tjetër pranojmë përgjegjësinë kolektive, cila anë vlen?! Të dyja nuk rrinë në të njëjtin ligj. A mund të quhet liri ekonomike, parim kushtetues kjo, kur subjektet juridike tregetare u dënokan penalisht kolektivisht, për çdo kusur individual të personave të caktuar?

Pse personi juridik mban përgjegjësi penale qoftë dhe për sjelljen kriminale të ortakut/pronarit apo administratorit të tij? E kuptoj sanksionimin administrativ të atyre personave juridikë që skanë qenë korrekt me punët publike që kanë marrë përsipër, por dënimin penal nuk e kuptoj fare.

I solla në vemendje këto raste tipike për të thënë se as projekt kodi i ri nuk e ndalon këtë praktikë abuzive, pra të hetimit, gjykimit e dënimit për veprime të ligjshme. Përkundrazi, projekti e shton mundësinë e ndjekjes penale edhe për veprime të tjera të ligjshme.

Njësoj dhe për përgjegjësinë penale të subjekteve juridike tregetare. Nuk mund të ketë vepra penale për veprime të ligjshme. Nëse nuk pranojmë këtë princip, atëherë kot që bëjmë letra, kontrata apo vendime sipas ligjeve. Le të pyesim më parë prokurorët “ta bëj apo jo këtë kontratë/vendim/licensë/leje/sponsorizim…”

Kodi i ri Penal Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.