Ylli Rakipi në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo ka folur mbi situatën politike në vend. “Ka 30 vjet që këtu nuk funksionon sistemi. Vetë Rama para se të vinte në pushtet i bëri me dije mediave se unë në Shqipëri nuk e kanë fajin njerëzit por sistemi. Pas gjashtë vjetësh kjo krizë është përforcuar. Pushteti është kthyer në aq autoritar. Enver Hoxha ishte një diktator shumë i këndshëm. Rama nuk është fajtori i vetëm i vrasjes së sistemit, por për 30 vjet plitka shqiptare ka krijuar një sistem jashtë vlerave demokratike”, shprehet Rakipi.
Rakipi: Nuk mund të presim zgjidhje nga ndërkombëtarët
Ylli Rakipi foli në studion e Report Tv lidhur me krizën në vend ku tha se
shqiptarët duhet t’i japin zgjidhje vetë dhe jo të presin nga ndërkombëtarët. “Vetë
shqiptarët do t’i zgjidhin problemet e veta. Nuk mund të presin zgjidhje nga
ndërkombëtarët. SHBA janë një fuqi e madhe që kanë probleme më botën dhe jo me
fshatra si ne. Ata ende nuk kanë caktuar ambasador tek ne. Unë e shoh mjaft të
vështirë zgjidhjen. Sa më shumë kohë kalon aq më tepër rritet autokacia.
Kryeministri zotëron të gjitha pushtetet në vend. Ti sot nuk ke gjykata.
Nuk ka rast në botë që eksperimenti shkon deri në atë masë sa të vësh
prokuror të përgjithsëm të përkohshëm, dhe përkohshmëria kthehet në
përhershmëri”, u shpreh Rakipi.