Ylli i Liverpoolit teksa po shijonte pushimet në Los Angelos, është përballur me momente tmerri.
Sulmuesi Daniel Sturridge, kishte dalë nga shtëpia e tij për t’u argëtuar në qytet, kur në momentin e kthimit teksa hap derën, sheh se shtëpia e tij është thyer dhe i mungonin objekte me vlerë, por më e rëndë ishte mungesa e qenit të tij të dashur, pasi ia kishin vjedhur edhe atë.
29-vjecari ka lajmëruar policinë dhe ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku kërkon informacion për grabitësit.
Futbollisti i njohur u bën thirrje t’i kthejnë qenin e tij, pasi do t’i paguajë shumë.