Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi së fundi ka befasuar me një postim që ka bërë. Ajo në “InstaStory” ka publikuar një shkrim ku ka pyetur se kush ishte i pari që ka bërë shqiponjën me duar.
“A e dini kush e beri shqipen me duar” ka shkruar Yllka.
Ndërsa në një tjetër postim ajo ka treguar se ishte babai i saj, Zeqë kuqi ai që para viteve të 90-ta kishte bërë shqiponjën edhe pse për këtë ai shumë herë ishte dënuar nga regjimi serb.
“Zeqë Kuqi, Gjilan, 1993, Babi im, Shqiponjën e kishte simbol përshëndetës në çdo performancë të tij, qysh para viteve të 90-ta, në kohën kur ishte shumë e vështirë edhe të flitej shqip. Dhe për këtë gjest ai është dënuar shumë herë nga regjimi serb, kurrë nuk ka hequr dorë nga shqipja, krenare me ty babai” ka shkruar këngëtarja e njohur.