Në 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e saj.
“Kundërshtarët duan që aj të dështojë se po shohin që po funksionin, ata duan të jenë në gjendje që të bazohen në pandëshkueshëri, Kjo tregon se Reforma në drejtësi funksionon. I përket drejtuesve shqiptar, Shqipërisë, por ne do ju mbështesim, Themeli është ndarja e gjyqësori nga politika, kjo gjë nuk duhet të vazhdojë”, tha Kim.
Kurse presidenti Bajram Begaj tha se qëllimi i Reformës në Drejtësi ka qenë pikërisht një drejtësi e besueshme, e pavarur ku askush nuk është i pandëshkueshëm
“Reforma në drejtësi synoi të sjellë një sistem drejtësie të besueshëm, të pavarur, ku ligji sundon dhe ku nuk ka të pandëshkueshëm. Reforma nuk ka qenë e lehtë, pasi sfidat e saj kanë sjellë vonesa. Si president e si qytetar kërkoj të garantohet aksesi në drejtësi. Të punohet mbi implementimin e hartës së re gjyqësore”, tha Begaj.
