Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses nuk mund të kontestohen nëpërmjet Komisionit të Venecias

15:16 / October 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1760963479 holtazacaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

”Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.

Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.

Procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit. Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj.

Gjykata Kushtetuese Holta Zaçaj Komisioni i Venecias
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.