Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zaev për Ballkanin e Hapur: Iniciativë model edhe për të tjerët

22:35 / November 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zoran Zaev
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Zoran Zaev në aktivitetin “Ballkani i Hapur Sportiv” i organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë të rajonit tha se Ballkani i Hapur duhet të jetë një model real për vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

“Ky aktivitet më nxiti qe të flas për bashkëpunimin rajonal si dhe nismën e Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë një model real për vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Kjo nismë promovon dhe afirmon besimin në mënyrën më të mirë të mundshme, si një formë e sinqertë e gjetjes së rrugës më të shkurtër për përparim dhe një të ardhme më të mirë”.
Zaev shtoi se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të kenë dallime në shumë aspekte, por të gjithë duhet të përpiqen drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e thjeshtë.

“Një Ballkan i hapur nuk është gjë tjetër, por një mundësi e hapur për bashkëpunim të pandërprerë dypalësh apo shumëpalësh në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë edhe atë të sportit. Kështu ndërtohet miqësia. Kështu ecim përpara. Kështu ruhet dhe përmirësohet paqja”.

Në aktivitetin e mbajtur në Strumicë ish-kryeministri Zaev, u nderua një çmim nderi nga gazetarët sportivë të Evropës Juglindore. Si kryeministër Zaev ka marrë disa çmime ndërkombëtare për paqen dhe bashkë me ish-kryeministrin grek Alexis Tsipras u nominua edhe për Çmimin Nobel për Paqen. 

Zaev u tha gazetarëve se si kryeministër ka bërë negociata jo të lehta dhe ka marrë vendime të vështira për të ardhmen e rajonit dhe tani po punon për këtë qëllim nëpërmjet Fondacionit të tij që të ushqehet politika paqësore, e bazuar në tejkalimin e barrierave, në tolerancë dhe bashkëpunim.

ballkani i hapur model zoran zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.