Zaimina Vasjari ka kohë që i është përkushtuar jetës private dhe ka qëndruar larg projekteve muzikore. Por sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan tha se muzika i përket të shkuarës së saj. Vasjari pranoi se muzika për të ka qenë vetëm pasion dhe se nuk mund të vazhdojë të insistojë në diçka që nuk e ka pasur talent.
“Më thonë njerëzit kur do kthehesh në muzikë? Kur do bësh një këngë të re? Them o Zot si kam harxhuar kohën e jetës time dhe jam marrë me muzikë. Më ka dhënë kënaqësi për moshën që kisha, por nuk do të rikthehem më në muzikë, sepse është diçka që ka kaluar. Ndihem shumë herë më mirë në biznes. Kam hequr dorë nga muzika dhe më vjen keq kur e shoh veten nëpër videoklipe dhe këngët që kam pasur, por e justifikoj me moshën. Unë e kam pasur pasion muzikën, nuk kam qenë këngëtare e jashtëzakonshme dhe të insistosh në diçka që nuk është se e ke talent apo që je e prirur për këtë gjë… Ky është realiteti dhe unë e kuptoj këtë gjë. Nuk kam çfarë t’i jap më muzikës unë. Në atë moshë kam qenë në rregull, doja të isha në ekran”, tha Vasjari./tvklan.al/.