Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zaloshnja: Mbështetja e Ramës është rritur, Rrogozhina e tregoi! Nëse mbahen zgjedhje të parakoshme në shtator Rama merr 84 mandate!

15:03 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaloshnja 600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për analistin e njohur Eduard Zalonshnja, fitoren e kandidatit socialist Edison Memolla në Rrogozhinë në zgjedhjet e 23 korrikut është falë angazhimit të Erion Velisë. Ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit, ku Veliaj ishte në fushatë në të gjithë qarkun, në zgjedhjet e të dielës Veliaj dhe gjithë stafi i tij, politikanët e aktivistët lokalë u përqëndruan vetëm në këtë bashki të vogël dhe efekti u pa.

“Më 14 maj gara pothuajse përfundoi barazim. U bënë sebep votat në burgun e Rrogozhinës që të përsëriteshin ndërsa tani epërsia e kandidatit socialiste ishte mbi 1700 vota. Efekti i fushatës dhe përqëndrimit të Veliajt në Rrogozhinë është e qartë. Veliaj çdo ditë bënte 2 takime elektorale. Pati një rritje të pjesëmarrjes që unë si analist elektoral e quaj të jashtëzakonshme” argumenton Zaloshnja

Si analist elektoral nënvizon se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës ishte më e lartë ndonjëherë në Rrogozhinë që nga zgjedhjet e 1992.

Në 5 njësitë e Rrogozhinës është numri më i madh i pjesëmarrëve që nga 1992 që kanë qenë zgjedhje rekord për numrin e pjesëmarrësve. Kur temperatura ishte 40 gradë në Rrogozhinë pati 1300 pjesëmarrës më shumë sesa në zgjedhjet e 14 majit apo në zgjedhjet parlamentare të prillit kur moti ishte më i freskët. Nuk di të ketë pasur një rritje të pjesëmarrjes kaq të madhe. Ndërsa kandidati opozitar mori aq vota sa kishte marrë në 14 maj” , shtoi Zaloshja.

“Nëse Rama e çon vendin në zgjedhjet e parakohshme, kush fiton?

Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV për gazetarin Nertil Agalliu, analisti i shifrave elektorale bëri dhe një prognozë.

“Nëse në shtator mbahen zgjedhje të parakoshme Rama mund të marrë 84 mandate, (PS + PSD) Në këtë situatë që është, duke gjykuar nga zgjedhjet e 14 majit dhe parë rezultatin e Rrogozhinës që tregon se jo vetëm që nuk ka rënë mbështetja e socialistëve por përkundrazi është rritur”, tha ai.

E ndërsa Rama ka thirrur mbledhjen e Asamblesë Kombëtare për Zaloshnjën nuk është habi që kryeministri të njoftojë dhe ndryshimet në qeveri.

“Edi Rama ka një pushtet tejet absolut në PS. Sipas konjukturave edhe performancës ka shumë më tepër të dhëna se cdo njeri tjetër për punën që bëjnë ministrat e tij. Është mëse normale të heqë e vërë kë të dojë. Kemi pasur raste kur një ministër është emëruar ministër dhe e ka mësuar përmes rrjeteve sociale. Nuk shoh ndonjë surprizë.”

zaloshnja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.