Aktorja korçare Zamira Kita ka folur ditën e sotme rreth punës së saj dhe projektit “8 femrat” me regjisoren Driada Dervishi. Pasi pati sukses në qytetin e Korçës, në Teatrin Andon Zako Çajupi, ky projekt I tyre ka nisur të shfaqet edhe në teatrot e Tiranës. Komedia “8 femrat” është një komedi misterioze me nota muzikali.
Sipas Zamirës, arma e fortë e kësaj komedie qëndron te kasti që përfshin emrat e aktoreve më të mira të skenës shqiptare, por marrëdhënia e mirë mes tyre dhe bashkëpunimi korrekt ka ndihmuar me të vërtetë shumë. Ajo pranoi se është shumë më e lehtë të punosh me femrat, pasi meshkujt gjithnjë pretendojnë se janë më të aftë dhe mund të bëjnë më shumë se to.
“Kemi pasur mosmarrveshje me njëra-tjetrën por ato kalonin lehtë për shkak të tolerancës që kemi. Ne falim. Femrat dinë të falin. Unë që isha edhe aktore edhe drejtore se provat u bënë në Korçë, duhet ta ruaja këtë balancën e mirëkuptimit edhe të të shkuarit mirë që askush të mos mërzitej me dikë tjetër edhe une vete te isha mire me te gjitha dhe keshtu ndodhi. Ndërkohë, ne na ka qëlluar të punojmë me meshkuj dhe kam shkuar në shtëpi duke qarë. Se ka pasur raste të tilla, epo mërzitesh… Sepse ata kujtojne se dine te bejne me shume se ne, kane me shume ne dore se ne ”, tha ndër të tjera aktorja.