Drejtoresha e Teatrit Kombëtar dhe Operës e Baletit, Zana Çela, si rrallëherë më parë është rrëfyer për marrëdhëniet me bashkëshortin dhe djalin.
Në emisionin “E Diell” në Top Channel, Zana deklaroi se shpeshherë ndihet fajtore me djalin e saj Dorin, pasi mendon se nuk ia plotëson të gjitha për shkak të punës.
“Asnjëri prej tyre nuk ma bën “zap” në shtëpi, por ndihem gjithmonë fajtore me Dorin sepse më duket sikur s’jam nga ato nëna që ia plotësoj të gjitha. Jam më shumë mama jashtë shtëpisë sesa brenda saj, ndërsa me bashkëshortin nuk ndihem aspak në faj”, u shpreh ajo.
Gjithashtu drejtoresha e teatrit tha se nusen e ardhshme të Dorit do ta dojë shumë sepse nuk ka vajzë.
“Unë i them gjithmonë Dorit që ti duhet ta respektosh, vlerësosh shumë dhe se ajo duhet të ndjehet e përkëdhelura jote”, vijoi më tej drejtoresha e TKOB-së.