Familja Glazer, e cila zotëron Manchester United, po mendon të shesë klubin teksa po eksploron “alternativat strategjike”. Në rast se Glazerët vendosin të zbatojnë idenë e tyre, ja kush do të ishin disa nga blerësit potencial:
Jim Ratcliffe
Miliarderi britanik Ratcliffe, një tifoz i 20 herë kampionëve të Anglisë, deklaroi interesimin e tij në gusht, por dy muaj më vonë raportoi se skuadra e Glazer e kishte bërë të qartë se klubi i Premier League nuk ishte në shitje. Kujtohet se këtë vit ai nuk arriti të blinte Chelsean londinez, i cili kaloi përfundimisht në duart e një grupi investimesh të drejtuar nga amerikani Todd Boehly dhe Clearlake Capital. Megjithatë, emri i Ratcliffe, mbretëron mes tifozëve të United pasi shumë do ta mirëprisnin atë.
Partneritet, me përfshirjen e David Beckham
Financial Times raportoi se ish-kapiteni i Anglisë dhe mesfushori i United, David Beckham ishte i hapur për bisedime me ofertuesit e mundshëm të interesuar për të blerë klubin. Historia e Beckham me United dhe marrëdhënia me besnikët e Old Trafford mund të lëvizë votën në favor të atyre që ai zgjedh të jetë partner. The Times shton se Beckham është afruar nga ‘investitorë të ndryshëm’ në të kaluarën, por bisedimet nuk përparuan kurrë. Ish-kapiteni i Anglisë thuhet se është më i hapur se kurrë për të diskutuar një marrëveshje pasi United konfirmoi të martën se pronarët e tyre amerikanë ishin të hapur për të shitur klubin.
Red Knights
Në vitin 2010, Red Knights, një grup që përfshinte ish-kryetarin e Ligës Angleze të Futbollit, Keith Harris, pastaj kryeekonomistin e Goldman Sachs, Jim O’Neill dhe investitorin britanik Paul Marshall, kishin aktivizuar planin e tyre për të blerë klubin.
O’Neill dhe Marshall i shkruan bashkëkryetarit të United, Joel Glazer vitin e kaluar duke bërë thirrje për reforma të menjëhershme të qeverisjes së korporatave, pasi planet e klubit vitin e kaluar për t’u bashkuar me Superligën e Evropës – të cilat përfundimisht dështuan – u pritën me kritika të gjera.
Manchester Evening News raportoi më 23 nëntor se O’Neill mund të konsiderojë një blerje, por vetëm nëse Glazer ulin kërkesat e tyre aktuale “joreale”.
Investitorët e Lindjes së Mesme
Rivalët e United, Manchester City mbështeten nga Abu Dhabi United Group, ndërsa Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite ka përfunduar blerjen e tij të diskutueshme prej 300 milion £ të Neëcastle United në 2021.
Paris Saint-Germain është në pronësi të Katar Sports Investments dhe ka pasur zëra se investitorët nga një vend tjetër i Gjirit mund të kërkojnë të blejnë United, me një raport në Arabian Business që sugjeron se investitorët nga Dubai mund të jenë të interesuar.
Shakaja e Elon Musk
Musk, njeriu më i pasur në botë, rriti shpresat e tifozëve në gusht duke postuar në Twitter për blerjen e klubit. Megjithatë, ai sqaroi pak më vonë se e gjitha ishte pjesë e “një shakaje të gjatë”. Disa nga tifozët e klubit i kanë kërkuar më parë Musk në Twitter që të konsiderojë blerjen e klubit, duke protestuar ndaj asaj që ata e shohin si nën-investim nga Glazer.
Apple
Daily Star raportoi sot se gjiganti i teknologjisë Apple, i cili nuk ka përvojë në zotërimin e një klubi futbolli sa United, është i interesuar të blejë klubin në një lëvizje që do ta bënte atë klubin më të pasur në botë.
Themeluesi i Zaras, Amancio Ortega
Manchester Evening News raportoi se biznesmeni spanjoll Amancio Ortega, i cili themeloi zinxhirin e modës Zara, i vlerësuar në 61.3 miliardë dollarë nga Forbes, u kishte treguar zyrtarëve të lartë interesin e tij për United.