Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 42-vjeçarit Vladimir Zvezhda në lagjen “5 maji” në Tiranë, nga kunati i tij.
Sipas informacioneve për mediat, autori 34-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.
Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 34-vjeçarit.
Më pas Shundi i ka kërkuar Zhvezhdës që të grindej në shtëpinë e tij, por të shkonte dhe të sqarohej në banesën e tyre.
Pasi ka dalë nga banesa e Shundit poshtë pallatit, sherri ka vijuar midis dy bashkëshortëve dhe fëmijët e tyre lajmëruan dajën e tyre që të zbriste poshtë.
Pasi janë përplasur fizikisht, 34-vjeçari e ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij duke i shkaktuar vdekjen.
Ditën e sotme gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Klajdi Shundin i cili ka deklaruar se nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi kaq qenë i dehur.