Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në mesjavë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Mësohet se Varhelyi do të vizitojë me 15 janar Shkupin dhe më 16 janar Tiranën. Kjo vizitë është e para, qysh nga marrja e detyrës si komisioner për zgjerimin. Gjatë këtyre vizitave ai do të ketë takiome me zyrtarë të nivelit të lartë dhe ndër të tjera do të ndalet në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Takime në Tiranë parashikohet të ketë me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Varhelyi është shprehur në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave, teksa ka thënë se ka pasur diskutime të hapura, konstruktive dhe inkurajuese me Francën dhe Holandën për zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.
Zbardhet axhenda e takimeve, Komisioneri për Zgjerimin viziton Tiranën dhe Shkupin
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment