Presidenti amerikan Joe Biden, i ka përsëritur mbështetjen e tij kryeministrit të Izraelit Yair Lapid. Nëpërmjet një bisede telefonike Biden i ka siguruar kryeministrit të Izraelit se SHBA nuk do të lejojë kurrë Teheranin të marrë armë bërthamore.
Në këtë bisedë të dy udhëheqësit folën gjerësisht për një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit, duke vënë në fokus angazhimin e tyre për të ndaluar përparimin e Iranit drejt një arme të tillë.
“Presidenti nënvizoi angazhimin e SHBA për të mos lejuar kurrë që Irani të marrë një armë bërthamore” në bisedën telefonike në të cilën Biden dhe Lapid diskutuan gjithashtu “kërcënimet e paraqitura nga Irani”, tha Shtëpia e Bardhë.