Edukatorja Majlinda Dehima është proceduar penalisht në gjendje të lirë, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve” për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare në ambientet e kopshtit “Stinët”.
Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, Dehima pohoi se e goditi me vizore me qëllim për ta bindur që të merrte pjesë në mësim, e jo për ta dëmtuar.
Ajo deklaroi se kur e dërgoi për të fjetur gjumë, vajza nuk shfaqi shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja fjeti për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur u zgjua, i shprehu shqetësime se ndjente dhimbje.
Edukatorja më tej pretendon se vajza mund të jetë dëmtuar tek krevati dhe se e vuri menjëherë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.