Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet dëshmia e gruas së Roan Brahimit pas atentatit në Tiranë

20:02 / April 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
atentati 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjendja shëndetësore e 11-vjeçarit që mbeti i plagosur një natë më parë në Tiranë bashkë me të vëllanë dhe 2 persona të tjerë, mbetet kritike.

Të dy vëllezërit priten të transportohen me avion sanitar në spitalin “Bambin Xhezu” në Romë për një trajtim mjekësor më të specializuar. Ekipi mjekësor i spitalit të Traumës ka ndërhyrë duke mbajtur në parametra të qëndrueshme të miturin, i cili në vend që të fikte qirinjtë për të festuar 11 vjetorin, u qëllua pa mëshirë ndonëse nuk kishte aspak lidhje me hakmarrjen që kërkonin autorët e kësaj ngjarje.

Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër dhe se personi që kanë dashur të vrasin  lidhet me familjen e Roan Brahimit.

Ky atentat ka ndodhur një orë pasi ndodhi atentati në Lezhë ku u vra babai i tij. Gruaja e tij në Shqipëri jeton në një vilë, në të njëjtën rezidencë ku jetojnë edhe dy të miturit. Si të mos mjaftonte kjo gruaja e Brahimit, lëviz me një makinë ‘G Class’, të njëjtë si ajo me të cilën po udhëtonin 4 të rinjtë dhe se targat ndryshonin vetëm nga një germë.

Gruaja e Roan Brahimit ka deklaruar para hetuesve të policisë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që ekzekutuan vjehrrin e saj në Lezhë apo në lidhje me plagosjen e 4 personave në Lundër. Ajo ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti i saj. Ajo ka thënë se gjatë kohës së atentatit ka qenë në Tiranë dhe jo në Lezhë, çka dyshohet se atentatorët kanë pasur informacion për këtë.

Me një historik të gjatë krimesh dhe vrasjesh hetuesit janë shpërndarë në pista se kush mund të ketë dashur të vrasë babanë dhe gruan e Roan Brahimit një vit pasi e ekzekutuan të riun në Greqi.

atentat Deshmia gruaja roan brahimi zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.