Që prej vjeshtës së vitit të kaluar grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë bashkuar aksionin kundër mazhorancës socialiste, duke krijuar kaos në Kuvend në mënyrë që most ë lejojnë zhvillimin normal të seancave plenare.
Kaosi do shfaqet edhe këtë të enjte ne parlament, por 24 orë para zbatimit te skenarit bllokues ne seance plenare, mes demokratëve pati edhezëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi ne mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.
“Jemi 4 muaj në këtë aksion. Duhet të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëqoftëse ka qene entuziaste do duhet te kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizojmë ose ta kthejmë në normalitet d uke i qëndruar kauzës tonë. Jemi para padrejtësive, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”, deklaroi Gjekmarkaj.
Ndërsa deputeti Ervin Salianji ka kërkuar një diversifikim të aksionit parlamentar, duke propozuar edhe praninë në komisionet parlamentare.