Ndonëse me një eksperiencë të gjatë në punë, të ardhurat më të mëdha në familjen e Kryetarit të Kuvendit i kanë dy fëmijët e tij, vajza dhe djali.
Nga dokumentet e siguruara nga tirananews.al në ILDKP rezulton se Ruçi ka marrë gjatë vitit që lamë pas 2.6 mln lekë nga paga e Kuvendit dhe nga pensioni i bashkëshortes së tij 132 mijë lekë.
Ndërkaq, vajza e kryeparlamentarit duket se ka pasur një vit të suksesshëm në 2018-n duke shtuar në depozitën e saj 922 mijë lekë . Vajza e tij është marrë edhe me obligacione ku nga shitja ka tërhequr 5.7 mln lek.
Të ardhurat e vajzës së Ruçit, Ridvana Ruçi nga noteria për vitin që lamë pas janë 23.4 mln lekë të reja ose 234 mln lekë të vjetra.
Ndërsa djali ka shtuar 23 mijë euro në bankë të përfituar nga qiraja për vitin 2018, ndërsa ka likujduar një detyrim prej 32 mijë eurosh.
Nga vetdklarimi rezulton se të ardhurat e tij nga puna në Albkotnroll kanë qenë 1.8 mln lekë të rinj dhe të ardhurat nga kontrata të qirasë kanë qenë 23 300 euro dhe nga një qera tjetër në vlerën 1.2 mln lekë. / tirananews.al
*Ky artikull është ekskluzivisht për tirananeës.al. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa cituar do të ndiqet në rrugë ligjore.
Lexo edhe: Presidenti shet shtëpinë, Kryemadhi më shumë të ardhura se Meta
Lexo edhe: Zbardhet pasuria e Lulzim Bashës për 2018, kreu i PD jeton me paratë e gruas