Zbardhet shkaku qe shkaktoi tragjedinë në Fushë-Arrëz pak ditë më parë, ku nëna dhe dy vajzat e saj humbën jetën në mënyrë tragjike, pasi i zuri korrenti.
Një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se Prena Kola 43 vjeçe, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe, humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe. Energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavatriçes, duke lënë kështu të vdekur në vend nënën me dy vajzat.
Nëna dhe dy vajzat u përcollën për në banesën e fundit këtë të hënë.