Policia e Vlorës ka arrestuar një 23-vjeçar, si një nga bashkëpunëtorët që i shitën armën 17-vjeçarit Vangjel Kapllani, autorit të vrasjes së gjyshit të tij.
Sipas policisë, R.L., 23 vjeç dyshohet se është bashkëpunëtor për shitjen e armës. Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se 23-vjeçari me tre të tjerë që u arrestuan në kohën kur ndodhi ngjarja, janë zbuluar përmes përgjimeve se si kanë vepruar me njëri –tjetrin për shitjen e armës.
Njëri prej tyre posedonte armën, tjetri e gjen, njëri prej tyre ka marrë paratë dhe tjetri i merr duke ia çuar 17-vjeçarit.
Në 27 shkurt mbeti i vrarë Vangjel Kapllani. Nipi i tij fillimisht tha se kishte qenë një tentativë grabitje, por hetimet e policisë çuan në gjetjen e autorit, që ishte pikërisht nipi që ka të njëjtin emër. Ai e kishte rritur vetë pasi prindërit e adoleshentit kishin humbur jetën.
Lexo edhe: “E vrava se më stresonte”, 16-vjeçari që vrau gjyshin i kishte humbur prindërit
NJOFTIMI I POLICISE
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim R.L., 23 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
Strukturat e Policisë Vlorë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e 27 Shkurtit, ku si pasojë nipi vrau me armë gjyshin e tij.
Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.
Lexo edhe: Vrau gjyshin dhe hodhi armën në pusetë, arrestohen dhe shitësit e pistoletës