Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Itali, në pranga fqinji italian

08:58 / December 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5079
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet italiane kanë arrestuar fqinjin e Fatos Cenaj, 58 vjeç, i cili u vra më 8 qershor në Fontaniva. Ai dyshohet si vrasës i Cenajt. Arrestimi u bë të shtunën, pas një hetimi të gjatë që kishte nisur menjëherë pas krimit.  Fqinji, një punëtor 45-vjeçar, dyshohej për vrasjen që nga muaji korrik, kur në banesën e tij u gjetën materiale për prodhimin artizanal të armëve.

Krimi ndodhi përpara gjashtë muajve, kur Cenaj po udhëtonte me triciklin e tij drejt vendit ku punonte herë pas here. Ai ishte një ish-gardian burgu në pension, që kishte shkuar në vendin fqinj nga Shqipëria tre vite më parë, dhe kishte blerë një shtëpi në Fontaniva. Sipas hetimeve, fqinji, me të cilin kishte konflikte për lehjet “e tepruara” të qenit dhe për kufijtë e tokës përreth, e qëlloi nga afër viktimën.

Autoritetet nuk kanë gjetur armën e krimit, e cila dyshohet se mund të jetë një pistoletë me ajër të kompresuar e modifikuar. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e Ris-it të Parmës gjetën gëzhoja që përputheshin me ato të zbuluara më parë në banesën e fqinjit të dyshuar.

Gjatë periudhës gjashtë muajsh pas krimit, i dyshuari nuk ka tentuar të fshihet, por ka vazhduar jetën e tij të përditshme. Ai kishte marrë masa për të mos u identifikuar, duke bërë të padallueshme veten dhe biçikletën e tij e kishte zgjedhur një vend të pambikëqyrur nga kamerat, për të kryer vrasjen.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e krimit dhe motivin e vrasjes, ndërkohë që arrestimi i fqinjit të dyshuar mund të japë përgjigje për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur komunitetin lokal të Fontaniva-s.

Fatos Cenaj njihej si një person i qetë dhe i respektuar në komunitet. /Rai News.it/

Itali shqiptarit Vrasja zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.