Këtë të premte u zbardh vendimi i datës 11 qershor të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën e PD-së grupimit të Sali Berisha. Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha paralajmëron se së shpejti do të bëjë rekurs këtë vendim të Apelit në Gjykatën e Lartë.
”Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.
Lexo edhe :
Related Posts
Apeli i dha të drejtën e vulës, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe rrëzoi ankimin e bërë nga Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Gjykata argumenton se autorizimi Bashës për Enkelejd Alibeajt nuk kishte më vlerë juridike pas dorëheqjes së tij publike.