Një ndër të arrestuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës ka vendosur të rrëfehet.
Mësohet se Festim Bexhdili ka vendosur të flasë para prokurorëve, i detyruar pasi iu treguan pamjet filmike teksa transportonte trupin e pa jetë të Jan Prengës.
Mësohet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.
Bexhdili është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.