Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zbulimi i naftës në Shpirag, Balluku: Pasuria i përket shqiptarëve. Po fillon një periudhë e re

11:08 / August 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 08 23 at 13.51.24
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ka reaguar sërish në lidhje me naftën e zbuluar në Shpirag të Beratit. Ajo shprehet se tashmë do të nisë një rrugë e gjatë ndryshuese për vendin tonë dhe se e gjithë kjo pasuri e zbuluar i përket shqiptarëve. Balluku shprehet se dekada që kemi përpara do të shënojë një periudhë të re, të begatë për vendin tonë.

“Zbulimi i Shell Upstream Albania, është një gur kilometrik për një vend naftëmbajtës si Shqipëria, por që kurrë më parë nuk ka pasur një mundësi të vërtetë të zbulimit të potencialeve nëntokësore që ka.

Prej këtu nis një rrugë e gjatë ndryshuese për vendin tonë dhe ne jemi të angazhuar të arrijmë përmes bashkëpunimit me kompanitë e ekselencës botërore, rezultatet më të favorshëm, por mbi të gjitha të jemi transparent dhe të komunikojmë me shqiptarët gjithçka, pasi të gjitha këto pasuri i përkasin popullit dhe do të jenë në funksion të tij përmes një Fondi Sovran, duke ndjekur praktikat më të mira ndërkombëtare.

Dekada që kemi përpara do të shënojë një periudhë të re, të begatë për vendin tonë, një periudhë të re për çdo fëmijë, vajza e djem, burra e gra që kanë besuar dhe nuk janë asnjëherë dorëzuar së besuari, se Shqipëria është vendi ku ata duan të jetojnë”,-tha Balluku.

balluku SHpirag
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.