Dhjetëra gëzhoja janë gjetur në vendin ku mbeti i vrarë 40-vjeçari, Entjan Nikulaj, çka do të thotë se bëhet fjalë për një atentat të mirë organizuar.
Të paktën tre persona dyshohet të kenë marrë pjesë në atentat. 40-vjeçari ishte nisur nga Shëngjini në drejtim të Lezhës dhe në zonën e njohur si Ujësjellësi, atij i kanë zënë pritë tre persona.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, të paktën 20 persona janë shoqëruar. Në zonë, hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë në përpjekje për të identifikuar autorët.
Ndërsa familja Nikulaj ka hapur dyert e mortit, ata nuk kanë pranuar të japin ndonjë deklaratë për mediat. Policia po heton në disa pista, ku ajo kryesorja është gjakmarrja.