Detaje të reja zbardhen nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Përmet, ku është përdhunuar një vajzë 19-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës, ku djemtë e kishin shantazhuar më herët vajzën, deri sa e kanë përdhunuar.Djemtë ishin të moshës 17-18-vjeçare, nga qyteti, ndërsa vajza nga një fshat i Këlcyrës. Burime për BW shprehen se ka dyshime se vajza ka pasur lidhje me njërin prej djemve të arrestuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00, ndërsa ka qenë vetë e reja që ka bërë denoncimin, ndërsa dy prej të arrestuarve akuzon për përdhunim, ndërsa katër të tjerët për ngacmim seksual.